Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rama i druhet fjalimeve të ambasadores së re amerikane: Nuk duhet të presim për të na kujtuar që Balili nuk është kapur akoma
Ish-ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë qëndrimit në Shqipëri, e ktheu në refren të fjalimeve të tij, faktin që Klement Balili nuk është arrestuar ende nga policia.
Dhe duket se në pritje të ambasadores së re, kryeministri Edi Rama i druhet përsëritjes sërish të këtij mesazhi nga ana e amerikanëve.
Në takimin me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë ju drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke i thënë se nuk duhet të presin ambasadoren e re amerikane për t’a rikujtuar që Balili nuk është arrestuar ende.
“Unë nuk dua, i dashur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që të presim të vij ambasadorja e re amerikane për ta na kujtuar, gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës, që Klement Balili nuk është kapur akoma.
Ashtu sikundër nuk dua që të vazhdojnë të rijnë në detyrë drejtor dhe shefash komisariatesh në zona apo në pika ku dinjiteti për të cilin fola vihet në diskutim jo vetëm nga të fortët dhe më falni nga makinat e pordhës së tyre po s nga kundravajtësit që gërryejnë lumenjtë dhe male, që presin pemë, që ndërtojnë pa leje, që hedhin plehra dhe inerte n vende të paautorizuara dhe me radhë”, u shpreh Rama.