Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama nxorri gishtin e mesit, moderatorja sportive: Presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur, turp të të vijë!
Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Rama përmes rrjetit social ‘Twitter’ shprehu vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve deri në Janarë, teksa në statusin e tij përdori edhe disa “emoji”. Njëri prej tyre ishte jo edhe aq i përshtatshëm, pasi tregonte gishtin e mesit.
Pas këtij postimi ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, ku mes tyre është edhe moderatorja e njohur Eva Murati, e cila punon në Vizion Plus dhe Tring.
Murati teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.
“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, kryeministri. Turp!”