Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Raporti i ‘Judicial Watch’: Paratë e USAID u përdorën nga Soros për t’i dhënë qeverisë së Ramës pushtet mbi reformën në drejtësi
‘Judicial Watch’ ka publikuar 49 faqe të dokumenteve të reja të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tregojnë financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që u jep fonde organizatave jofitimprurëse të George Sorosit në Shqipëri.
Dokumentet tregojnë kryesisht aktivitetet e operatorit më të lartë Sorosit në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, i cili ishte angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban, e quan “ushtria mercenare e Sorosit”.
Këto dokumente tregojnë paratë e granteve të SHBA-së që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt vetëm sa sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale pro-amerikane.
‘Judicial Watch’ ngriti një padi më 26 maj të vitit 2017, mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi nuk arritën t’i përgjigjen më 31 mars 2017, kërkesave të FOIA-s.
Të dhënat tregojnë se operatori i Sorosit, Dobrushi, ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një event mbi listën e personave me të drejtë vote, të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015.
Ngjarja kishte për qëllim “të niste Asistencën amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit “, që mbahej në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë “Judicial Watch” në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai asistoi duke mohuar vizat në SHBA për juristët konservatorë nga partia konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t’u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.
Përveç kësaj, një email nga Ilva Cuko, një specialiste e programit në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një “Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve” në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtonin aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë: “Dua t’ju ftoj në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve. “
Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, “Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit” më 3 shtator në Ambasadën e SHBA. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqëndrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me “antikorrupsionin”. Ironikisht, nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri është rritur me trafikun e kanabisit në vend dukeu rritur 300% midis 2016 dhe 2017.
Në një email të 22 shkurt të vitit 2016, Cuko përsëri fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një tjetër “Mbledhje të Rishikimit të Donatorëve” të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 26 shkurt, ku Dobrushi do të ishte në gjendje të ndikonte zyrtarët e Ambasadës të cilët kanë “autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve “.
Një dokument tjetër, i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë”, tregon se kërkesat për grante që grupi i Soros po shqyrtonte, janë pjesë e një programi që Departamentit të Shtetit zhvillon në Evropën Lindore dhe Shtetet Baltike të quajtur “Komisioni për Demokraci Programi “, i cili duhet të “promovojë demokracinë në nivel lokal “. Sipas udhëzimeve programi “mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktivitetet mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike “.
Përveç Shqipërisë, Juridical Watch gjithashtu ka parashtruar një padi kundër FOIA ndaj Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat mbi financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të George Sorosit në, Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.
“Administrata e Obamës i zhvilloi veprimtaret kryesore të Departamentit të Shtetit për George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, tha presidenti i Juridical Watch, Tom Fitton.
“Shteti vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, taksat në dollarë për Soros-in jashtë vendit, çlirojnë burimet për aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara “.
Në një publikim të mëparshëm lidhur me këtë padi, Juridical Watch nxori 2 faqe të të dhënave që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros, që i përdorte ato për të financuar aktivitetet politike të majtë në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur reformën e diskutueshme gjyqësore. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e drejtuesve të Soros për t'i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën "Drejtësia për të gjithë", e cila mbikëqyret nga "East West Management Institute" i Sorosit.