Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Zef Zefi
Në një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015, paralajmërohet shprehimisht kolapsi kushtetues në të cilin do të hynte shteti shqiptar: "...Komisioni i Venecias evidenton se një zgjidhje të tillë radikale (si procesi i vetingut) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin...".
Më 1615 (400 vjet para vetingut socialist shqiptar) Miguel de Cervantes, na ka lënë këtë rrëfenjë në të famshin "Don Kishoti i Mançes”: "...Kur Sanço Pançua u bë guvernator i Baratarias, ndodhia e parë që i bëri vaki, ishte një pyetje lidhur me një çështje gjyqësore nga një i dërguar i pleqësisë së guvernës në prani të kryeshërbyesit dhe gjithë ministrave. Pyetja qe kjo: zotni, një lumë shume i gjërë ndan dy provincat e shtetit tonë. Mbaj vesh zotni guvernator, sepse historia është e një rëndësie të veçantë, dhe paksa e ndërlikuar. Ju sqaroj se mbi këtë lumë gjendet një urë, në krye të urës është një pleqësi me katër gjykatës të cilët gjykojnë sipas ligjit të aprovuar nga i zoti i lumit, i urës dhe i vetë shtetit. Ligj është i formuluar kështu: “kushdo që do me kalu mbi urë për te bregu tjetër, përpara duhet të deklarohet nën betim se ku po shkon dhe për çfarë arsye do të kalojë andej. Po ka deklaruar të vërtetën, lejohet të kalojë. Në të kundërt, do të varet mbi trekëndësh, pa të drejtë ankimimi”.
Pavaresisht ligjit rigoroz, gjykatësve dhe trekendëshit, mjaft qytetarë kalonin lirshëm sa andej këtej sepse, mbas betimit, pleqësia i gjykonte të vërteta sa ata deklaronin. Mirëpo, një prej këso ditësh përpara pleqësisë mbërrin një dikush i cili përpara gjykatës deklaron si më poshtë: “Betohem nën pergjegjësinë time se me të kaluar këtë urë, do shkoj te trekëndëshi, atje me var veten dhe për asnjë arsye tjetër”. Gjykatësit mblidhen krye më krye për ta pleqnuar: “Në qoftë se këtë njeri e lejojmë të kalojë, ka deklaruar në të rreme, sipas ligjit duhet të vdesë në trekëmbësh. Por, nëse do ta varim, atëherë ka deklaruar të vërtetën dhe me ligj, duhet lënë i lirë“. Tash po pyesim zotninë tuaj Sanço Panço, guvernatori ynë. Çfarë duhet të bajnë gjykatësit të cilët akoma nuk e kanë mbyllur çështjen, me që kanë marrë vesh zgjuarsinë tuaj akute, ju dërgojne përshëndetjet e rastit dhe lutjen e tyre që t’i ndihmosh me gjykimin tuaj.
-Ah- ia bën Sanço. -Zotnijtë gjykatësa, duhet ta kursenin këtë midisje për mua të paktën, mbasi unë shquhem më shumë si burrë i ashpër sesa i lëmuar. Megjithatë, ma përsëritni dhe një herë rastin në fjalë. I dërguari i pleqësisë ia përsërit një herë, pastaj një herë tjetër fill e për fill, ndërsa Sanço ia pret: “Sipas meje kjo zgjidhet me dy batuta; kalimtari betohet se do të kalojë urën për t’u varur te trekëmbëshi për të vdekur, e vërtetë? Mirëpo, nëse ai do të vetëvaret ka thënë të vërtetën, e sipas ligjit, meriton të kalojë, po nëse nuk ka thënë të vërtetën, meriton të varet nga i njëjti ligj, kështu? -Fiks,-ia pret i dërguari. -Zotnija juaj e ka kuptu si s'ka ma mirë. -Atëhere mbani vesh,- shton Sanço,- gjysma e kalimtarit që ka thënë të vërtetën, duhet lënë të kalojë, gjysma tjetër që ka deklaruar të pavërtetën, duhet varur. Kështu zbatohet ligji.
-Qysh zotni Guvernator, -arsyeton i derguari,-sipas jush duhet ndarë më dysh kalimtari, në të vërtetën e të rremen? Po ndodhi kjo, ai vdes. -Dëgjomë mua, burrë i ndershëm,- rimerr bisedën Sanço.-Ky kalimtar për të cilin më folët, ose unë jam matuf, ose është e drejtë që ky të vdesë, siç është po aq e drejtë të jetojë e të kalojë urën.
Ndërkohë, pas 403 vjetësh prej trilleve romaneske, pavarësisht paralajmërimit të Komisionit të Venecias më 2015, Sançua ynë me gjithë gërdallën e tij socialiste, ka realizuar nën hundën e të mençurve shqiptarë, për llogari të "faktorëve të tretë", shkatërrimin nga themelet të shtetit shqiptar dhe kapjen e tij për hunde nga duart e krimit. Mjafton të përmendësh mungesën e pushtetit gjyqësor. Një prokuroreshë të përkohëshme inkonstitucionale, një Qeveri e votuar vetëm nga 20% e shqiptarve, të inkriminuar e peng e mafias dhe oligarkive, një Legjislativ njëngjyrësh, një Presidencë në "ekzil" kushtetues. Romani i paradokseve të Servantesit vijon me fjalët e mazhordomit për zotësinë gjeniale të Sanços me fjalët se zgjidhje më të mirë kësaj çështjeje nuk do i jepte as vete Likurgu për spartanët e tij. Por, situata e shtetit shqiptar nuk është as trill as romancë komike, po një tragjedi e shkaktuar nga një i çmendur real, i cili duhet izoluar.