Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Refugjatët, Mustafaj: Ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë ose qeveria po bën negociata të fshehta dhe kjo është e rëndë
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar lajmet e raportuara së fundmi dehe në mediat ndërkombëtare sipas të cilave Shqipëria është një nga vendet kandidate ku do të ngrihen kampet për strehimin e refugjatëve.
“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë”, u shpreh Mustafaj teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’.
Më tij, ish-ministri i Jashtëm tha gjithashtu se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të pritur 600 mijë refugjatë siç u shpreh një ditë më parë zëvendësministri.
“Pashë një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme. Shqipëria nuk ka kapaciteteve logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë. Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”, deklaroi Mustafaj.