Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Romagnoli flet si kapiten i Milanit: Asnjë futbollist nuk duhet të njohë limite
Tashmë është Alessio Romagnoli, i cili mban shiritin e kapitenit tek Milani pas rikthimit të Bonuçit tek Juventusi.
Në një intervistë për klubin, 23-vjeçari foli sot për herë të parë si kapiten i kuqezinjve, ku u shpreh mjaft entuziast për postin dhe nuk i kurseu as fjalët e mira për lojtarët e rinj.
“Thjesht fakti që jam te Milan është shumë bukur, të jem kapiten është motiv për një krenari të madhe. Shpresoj të nderoj shiritin e kapitenit, sikurse uroj të bëj. Asnjë futbollist nuk duhet të ketë limite. Uroj që të përmirësohem dhe të rritem në çdo këndvështrim dhe të jap maksimumin për Milan”, deklaroi Romagnoli në lidhje me rolin e tij.
Qendërmbrojtësi foli edhe për Caldara-n, i ardhur nga Juventusi falë shkëmbimit me Bonuçi-n.
“Përveçse është një futbollist i madh, Caldara është edhe një djalosh shumë i mirë. Jemi shumë në atë rol dhe ndihem mire me atë. Shpresoj që kushdo të luaj të bëjë Milan-in të fitojë”, u shpreh ai.