Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rrëfimi i korrespondentit shqiptar: Si më shpëtuan jetën dy çunat e mi, ende pa u lindur
Gazetari Robert Goro, korrespondent i RTV Ora News në Greqi ka rrëfyer një moment të jetës së tij ku i është dashur të marrë një vendim dhe të zgjedh mes karrierës e familjes.
19 vite pas ngjarjes ku humbën jetën zëvendësministri i Jashtëm grek, Jannos Kranidiotis, me të birin, dy gazetarë, një kameraman e pjestarë të ekuipazhit, Goro tregon se sot është gjallë falë fëmijëve të tij, asokohe akoma të palindur.
Rrëfimi i Robert Goros:
Si sot, 19 vjet më parë, 14 shtatori do të mund të ishte dita ime fatale. Pasditen e 14 shtatorit 1999, unë mund të isha në bordin e avionit qeveritar që po çonte në Bukuresht zëvendësministrin e jashtëm grek, Jannos Kranidiotis, i cili humbi jetën bashkë me të birin, dy gazetarë, një kameraman, një prej badigardëve dhe një pjesëtar të ekuipazhit.
Isha dhe unë pjesë e ekipit të gazetarëve, por në momentin që do të nisesha për në aeroport, Diana, duke më parë me trishtim, më tha: “Do të më lesh vetëm?”...
Ishte në “ditët e veta” si i thonë fjalës, për të lindur dy trimat tanë, Evrin dhe Themin. Nuk u mëdyshova aspak. Telefonova në ministrinë e jashtme greke, për t’iu thënë se e anuloja pjesëmarrjen time. Zëri nga ana tjetër e telit u ankua që pse nuk njoftova më përpara. “Kishte kaq kërkesa, mund të kishim vënë në listë një koleg tjetër”. Kërkova mirëkuptimin e tyre dhe e mbylla telefonin.
Pasdite, mbërriti lajmi i kobshëm, për tragjedinë e avionit qeveritar Falcon. Turbulencat, 20 minuta para se avioni të ulej në aeroportin e Bukureshtit, kishin vrarë gjithë ata që ndodheshin në bord pa lidhur rripat e sigurimit. Gjashtë njerëz. Unë do të kisha qenë me siguri i shtati , pse kisha zakonin e keq që të shisja mend e ta vija rripin vetëm kur ishte e detyrueshme, në ngjitje dhe në ulje.
Atë natë dhe për shumë ditë të tjera, tok me dhimbjen për ata njerëz që u ndanë kaq padrejtësisht nga jeta, nuk harroja të falënderoja Dianën dhe indirekt edhe dy çunat e mi që erdhën në jetë pesë ditë më vonë, mëngjesin e të dielës 19 shtator 1999.
Nuk haroj të falënderoj ata që më shpëtuan jetën dhe vazhdojnë më mbajnë në jetë..