Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rruga e rrezikshme në Tiranë, drejtori i Policisë kritika bashkisë: I kemi shkruajtur tre herë, nuk ka marrë masa
Pak kohë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi rikonstruksionin e ‘Rrugës së Dibrës’. Por duket se rruga nuk është plotësuar me gjithë sinjalistikën e saj, çka është kthyer në rrezik për aksidente.
Drejtori i policisë Rrugore, Mitat Tola, në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, tha se që pas riskonstruksionin në këtë rrugë ka ndodhur tre aksidente, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjetë janë plagosur rëndë.
Tola tha se policia i ka shkruajtur tre herë bashkisë ku i kërkon të marrë masa dhe të kanalizojë lëvizjen e këmbësorëve drejt semaforit, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.
“Është rikonstruktuar në Tiranë ‘Rruga e Dibrës’, i kemi shkruajtur tre herë bashkisë, për shkak të rritjes së shpejtësisë, te ‘Rruga e Dibrës’, nga ‘Farmacia 10’ deri sipër kemi pasur deri tani tre aksidente, një me vdekje, dy me plagosje të rënda.
Njerëzit dalin nga spitalet, nxitojnë në një farmaci, nxitojnë për të blerë diçka për të sëmurët e tyre, ndofta edhe të hutuar, tentojnë të kalojnë rrugën ku të munden dhe shpejtësia e mjeteve aty është e tillë që dhe distanca, një njeri në moshë, një njeri gjysme i sëmurë nuk mund ta kalojë.
I kemi shkruajtur bashkisë ta rrethojë atë pjesë rruge dhe ti kanalizojë, ti kanalizojë, ti çojë këmbësorët ku është semafori, ku është kryqëzimi”, u shpreh Mitat Tola.