Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Salianji: Kompania e bashkëshortit të deputetes së PS-së ka 10-fishuar të ardhurat në 4 vitet e qeverisë së Ramës
Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji, ka publikuar të dhënat e pasurisë së kompanisë së bashkëshortit të deputetes së PS-së, Klotilda Bushka.
Salianji tha se kompania në fjalë ka 10-fishuar të ardhurat që pasi në pushtet erdhi Edi Rama.
“Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës. Ajo u përdor për të sulmuar me të pavërteta opozitën në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Këtë pasuri Klotilda Bushka e ka vënë duke grabitur tendera publik. Duke hedhur baltë mbi opozitën ajo përpiqet që të fsheh pasurinë e bashkëshortit të saj. E vërteta e ditur për të gjithë publikun është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama”, u shpreh Salianji.
Deputeti demokrat tha se kompania ‘Selcom’ në pronësi të bashkëshortit të deputetes së PS-së ka fituar 3 miliardë e 500 milionë lekë nga tenderat publikë. Me vettingun që propozon Partia Demokratike, vijoi Salianji, deputetja Bushka largohet nga politika.
“Kompania ‘Selcom’, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në katër vitet e fundit kompania ka 10-fishuar pasurinë e saj. Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klodita Bushka Ferhati. Vetëm me tendera publik kompania e Klotida Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika”, deklaroi deputeti Ervin Salianji.