Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
ShBA: Duam Ministri të Brendshme jashtë politikës; Cili politikan e ka radhën t’i mohohet viza
ShBA insistojnë për nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale dhe jashtë politikës.
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones në një intervistë për “Panorama” thotë se autoritetet shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtet të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.
“Kemi nevojë për një MB tërësisht funksionale dhe jashtë politikës për të ecur përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të vazhdojnë përpara për të mposhtur krimin e organizuar duke arrestuar bosët e krimit, e për t’i dhënë fund korrupsionit”, tha ajo.
Ajo vijon më tej, ndërsa kërkon të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit dhe arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’ si Klement Balili.
Leyla Moses-Ones flet edhe për mohimin e vizave të zyrtarëve të lidhur me krimin.
“Duke patur parasysh angazhimin e SHBA për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të gjithë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë që kanë përdorur postet e tyre për pasurimin personal dhe janë njollosur nga korrupsioni mund të jenë duke pyetur veten “kush e ka radhën?”, tha e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë.