Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama: Ngrehinë e marrë fund, nostalgjia s’është argument
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion” i pyetur për arsyet pse shembet Teatri Kombëtar, është shprehur se; “Është godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh”.
“Ka qenë jashtë standarteve të paimagjinueshme për Teatër Kombëtar. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar. Është godinë të cilës i ka ardhur fundi prej kohësh. S’ka asnjë lloj virtyti nga pikëpamja e trashëgimisë që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur. S'mund të jetë teatër, asgjë” është shprehur Rama.
Më tej kryeministri shton se godina ka marrë fund dhe s’ka asgjë për t’u ruajtur. “Godinë e marrë fund që nuk ka asgjë për t'u ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të ruajtur në qendër të qytetit një ngrehinë të marrë fund”.