Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shisnin fanela të falsifikuara të skuadrave kombëtare, nën hetim 20 persona
Policia italiane ka sekuestruar rreth 20 mijë artikuj sportiv të falsifikuar me simbolet e Kampionatit Botëror Rusi 2018.
Shumica e artikujve të sekuestruar janë uniformat sportive të falsifikuara të skuadrave kombëtare që marrin pjesë në këtë Botëror e që shiteshin me vlerën 50 euro.
“Guarda di finanza” me anë të operacionit të koduar “Botërori” kanë zbuluar një industri të vërtetë të markave sportive të falsifikuara, e organizuar në laboratore e punishte prodhimi të ngritura në provincën e Torinos, Salernos, Rexhio Kalabrias, Firenze, Goriza, Matera e Foggia.
Bluzat më të shitura ishin ato të Ronaldos e Messit.
Ndërkohë janë vënë nën hetim 20 persona me akuzën e mashtrimit fiskal, falsifikim i markave tregtare e vjedhje.