Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shpenzimet e merkatos, shifrat marramendëse të City-t dhe United
Manchester City dhe Manchester United janë dy skuadrat që kryesojnë merkaton e transferimeve.
Në 5 vitet e fundit, dy ekipet e “Premier League” kanë shpenzuar plot 1 miliard e 874 milionë euro për blerje futbollistësh.
Nisur nga viti 2013, Manchester City ka investuar 1 miliard e 14 milionë euro, ndërsa United 860 milionë euro.
Kanë qenë pikërisht trajnerët e këtyre skuadrave ata që kanë ndikuar në këto shifra, pasi që nga ardhja e Guardiolës në stol në vitin 2016, City ka shpenzuar 600 milionë euro, ndërsa “Djajtë e Kuq” shpenzuan 431,4 milionë euro që nga momenti kur në pankinë erdhi Jose Mourinho.