Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Çollaku: Shpërthejnë tubacionet në bashkinë e Tiranës, dëmtohen arkivat
Mjaftoi një orë stuhi pas mesditës së djeshme që të përmbyteshin qindra biznese, rrugë por dhe sallat e bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku shkruan në Facebook se si pasojë e shirave të djeshme, tubacionet kanë shpërthyer dhe është përmbytur kati i parë i bashkisë duke shkatërruar në këtë mënyrë dokumentet e arkivës. Sipas Çollakut gjithë këtë skandal të madh, stafi i bashkisë po përpiqet ta mbulojë.
Reagimi i Kreshnik Çollakut
Bashkinë e Tiranës e ka marre lumi e llumi. Shirat e djeshëm dhe tubacionet që kanë shpërthyer kanë përmbytur godinën/katin e parë të Bashkisë Tiranë.
Burime nga brenda Bashkisë na njoftojnë se janë dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe biblioteka. Korridoret katit të parë janë përmbytur e përbaltur krejtesisht. Në Bashki mund të futesh vetëm me cizme llastiku. Absurde është se stafi i Bashkisë po përpiqet ta mbulojë këtë skandal.
Punonjësit e besuar e militantë të Bashkisë janë thirrur dhe angazhuar për pastrim. Asnjë tjetër nuk lejohet të hyjë në ambientet e Bashkisë Tiranë. Paranoja e ndonjë fotoje që tregon skandalin ka bërë te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkisë. Ftoj çdo qytetar në mënyrë vullnetare të shkojë te Bashkia Tiranë e të kontribuojë të pastrojë ujin e baltën që e ka përmbytur. Të shpëtohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile. Bashkia e Tiranës,ajo që merr çmime nderkombetare të porositura...sot është mes ujit, baltës e fekalve. Qindra dokumente janë prishur e zyrat kryesore janë bërë të papërdorshme. Përpjekja e kryetarit të Bashkisë për ta mbajtur të fshehtë këtë situate të degraduar është qesharake. Kur të merr lumi përpara nuk ka propogandë që të shpëton. Bashkinë e Tiranës sot e ka përmbytur megallomania dhe përpjekja për të krijuar një Tiranë virtuale e fasadë. Bashkinë e Tiranës e ka marrë lumi...