Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
"Si duket situata me studentët?" Komunikimi në whatsapp mes Endri Fugës dhe Glindxhet Madhit
Një komunikim në whatssap mes Glindxhet Madhit, një prej aktivistëve të lëvizjes Organizata Politike, që drejtohet nga Arlind Qori, është siguruar nga Politiko.al dhe hedh dritë mbi një tezë të përhaur gjatë orëve të fundit se protesta e studentëve kontrollohet nga segmente të Qeverisë.
Në komunikimin në foto përveç Glindxhet Madhit janë edhe aktivistë të tjerë të FRESH, Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Freshistët e urojnë shokun e tyre për një sukses i cili nuk është i qartë, ndoshta 'futja në dorë' e drejtimit të protestës, ndërkohë që një prej komunikuesve është drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga.
Si duket situata me studentët? pyet Fuga një prej më aktivëve në Organizatën Politike, Glindxhet Madhin.
Politiko ka publikuar mbrëmë, edhe foto të Madhit dhe drejtuesve të tjerë të OP me eksponentë të PS dhe në aktivitete të kësaj partie.