Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
S’ka studim për minimumin jetik nga viti 2001, deputeti: Është i qëllimshëm
Shqipëria nuk disponon një studim të saktë që të përcaktojë minimumin jetik që nga viti 2001.
Ky shqetësim ka dalë në pah nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje.
Ky rast ka sjellë reagimin e deputetit të LSI, Përparim Spahiu, sipas të cilit është e qëllimshme.
“Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001.
Kjo nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë që ky studim shkon përtej saj (normal kur është KM-ja që bën dhe studimet, me bashkëqeverisjen).
I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u mor asnjëra si referim.
E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç'paguhet sot”, shkruan deputeti.