Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Spanja përgatitet për njohjen e Kosovës; ministri i Jashtëm: “Nuk do bëhemi më të krishterë se Papa”
Spanja është në pritje të një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të arrihet brenda katër ose gjashtë muajve të ardhshëm. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Madridi do të njohë Republikën e Kosovës.
Faqja qeveritare ‘Moncloa’ raporton se, në zyrën e ministrit të Jashtëm, Josep Borrell, kanë mbërritur disa raporte sa i përket negociatave midis Serbisë dhe Kosovës. “Nëse në Ballkan del tymi i bardhë, Spanja do të njohë diplomatikisht Kosovën”, raporton kjo media.
Duke cituar burime diplomatike, ‘Moncola’ raporton se marrëveshja midis dy shteteve do të përmbyllet me argumentin se shkëputja e Kosovës në shkurt të 2008-ës nuk ka qenë në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Menjëherë pas kësaj, Spanja do e njohë Kosovën.
Synimi i Madridit është që në marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës të theksohet ligji ndërkombëtar, pasi në këtë mënyrë u rrëzon argumentat katalanasve për të kërkuar shkëputjen nga Spanja.
Ministri Borrell ka pranua se nuk e preferon idenë e shkëmbimit të territoreve midis dy shteteve, gjithsesi, nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare, Madridi do ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës, kjo edhe për shkak të presionit të vazhdueshëm nga kryeqytetet evropiane për të njohur pavarësinë.
“Nuk do të bëhemi më krishterë se Papa”, është shprehur ministri spanjoll lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga shteti i tij, në rast se Prishtina dhe Beogradi arrijnë marrëveshjen përfundimtare.
Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro janë pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.