Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Surprizojnë ekipet shqiptare; Tirana afron sulmuesin e Milanit, Kamza prezanton ish-portierin e Juventusit
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e merkatos verore, klubet shqiptare duket se i kanë rezervuar surprizat për në momentet e fundit.
Kështu, klubi i Tiranës ka njoftuar se ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me sulmuesin nigerian Nnamdi Oduamadi, i cili ka qenë në pronësi të Milanit, pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me kuqezinjë.
27-vjeçari pritet të jetë një pikë referimi për repartin ofensiv, aty klu klubi bardheblu ka shfaqur me shumë probleme gjatë dy javëvëve të para të Kategorisë Superiore.
“Nje perforcim me shume vlera per skuadren bardheblu. Oduamadi ka qene per 8 vite futbollist i Milanit nderkohe qe ka provuar edhe disa aktivizime ne skuadra te Serise B ne Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qene pjese e skuadres kuqezi nderkohe qe me perfundimin e kontrates ne Korrik, ka firmosur transferimin ne Shqiperi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Nga ana tjeter, edhe klubi i Kamzës ka arritur një marreveshje 1-vjeçare me portierin bullgar, Mario Kirev, i cili po ashtu ka qenë pjesë e kampionëve të Italisë në sezonin 2009/2010, por pa arritur të debutojë më bardhezinjtë.
Shtatlarti 29-vjeçar do të duhet të luftojë më portierin tjetër, Ilir Avdyli për një vend titullari, i cili deri tani ka bërë paraqitje mjaft bindëse kundër Tiranës dhe Partizanit.