Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sulmsuesi i Milanit, Suso, ka deklaruar se Interi ka qenë i interesuar për shërbimet e tij dhe ai i ka refuzuar më shumë se njëherë.
Në një prononcim të dhënë për "Tuttosport", ai konfirmoi interesin që rivalët e Milan kishin shfaqur për të gjatë vitit 2017-të.
"Më kanë kërkuar gjatë 2017-ës, gjithashtu edhe kur u hap merkato e verës, por unë kurrë nuk kam menduar të ndryshoj, jam i lumtur që kam qëndruar. Faleminderit Gattusos, jam rritur shumë", ka thënë 24-vjeçari.
Më tej ai pranoi se nuk do ta linte Milan për asnjë skuadër tjetër në Itali.
"Do më pëlqente të dëgjoja se janë afruar ekipe të mëdha si Barcelona apo Manchester City, por edhe Milan është një skuadër e madhe. Nuk i dihet kurrë, por gjithmonë kam thënë se jam i lumtur që jam këtu. Të ndryshoj skuadër në Itali? Nuk mendoj më, nëse Milan nuk më do, është diçka tjetër", ka deklaruar Suso.