Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Synohet përmirësimi i marrëdhënieve, hapet zyra e parë ndërlidhëse mes dy Koreve
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë hapur zyrën e parë ndërlidhëse pranë kufirit mes dy vendeve, me qëllim që të arrihet përmirësimi i marrëdhënieve mes tyre. Vendimi është marrë vetëm një javë para mbajtjes së samitit të planifikuar mes udhëheqësve të dy Koreve në Penian.
Zyra e hapur në Kaesong të Koresë së Veriut përbën një nga hapat e rëndësishëm me synim arritjen e pajtimit mes dy vendeve. Kjo zyrë është e para e llojit të saj, prej momentit kur dy Koretë janë ndarë në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.
Kjo është një nismat e ndërmarra pasi zyrtarët amerikanë kanë kërkuar hapa më të mëdhenj nga koreano-veriorët për të vërtetuar përkushtimin e tyre për denuklearizim të plotë të gadishullit Korean.