Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Tabela/ Plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit
Sot është e premte, mesditë dhe shumëkush ka nisur të thurë plane për week-end-in, pas një jave të lodhshme pune.
Por, sinoptikanët kanë parashikuar surpriza nga moti, që së fundmi është dominuar me surpriza nga paqëndrueshmëria.
Sipas Meteoalb kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë sot deri vonë pasdite kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave duke sjellë shira të dobët kryesisht në Juglindje. E shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zoat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por prasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjest dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.
Ndërkohë, nesër sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nesër pritet të ketë reshje të dobëta në pjesën më të madhe të territorit.