Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Takimi i Ramës me rektorë e dekanë, Mustafaj: Gjesti i kryeministrit, triumf i mosarsyes
Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme rektorë e dekanë dhe foli për rreth një orë para tyre, duke mos i dhënë fjalën asnjërit. Madje, ai bëri përgjegjës në një farë mënyrë vetë drejtuesit e universiteteve për situatën aktuale.
Gjestin e Ramës, analisti Besnik Mustafaj e konsideron triumf të mosarsyes të kryeministrit.
“Ky gjest që bëri ai dhe kjo fjalë që mbajti ai para trupës drejtuese të universiteteve publike është triumfi i mosarsyes. Ai foli për një orë të plotë për të thënë në mënyrë konfuze që gjendja është shumë më mire se sa ka qenë, që studentët janë turmë e manipuluar dhe që ju jeni fajtorët. Ai u përpoq t’u thotë studentëve se nuk ka asnjë faj ai, se fajin e ka 2009-ta, Sali Berisha. Nuk ishte fjalimi i një njeriu që ka arsye. Në këtë pikë mua më duket një fjalim jo shpresëdhënës”, u shpreh ai, i nga studio e News 24.
Më tej i pyetur në lidhje me protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, analisti i konsideroi minimaliste.
“Kërkesat e studentëve janë minimaliste. Është një protestë që po izolohet. Unë kam shpresuar shumë dhe po shpresoj se atë që bëjnë studentët në botën e qytetëruar ta bëjnë dhe studentët tanë. Më bën përshtypje fakti që edhe studentët e universiteteve private nuk janë bashkuar. Po bëhet një protestë horizontale, nuk ka përfaqësi. Bëhet për të shmangur kontrollin nga politika e estabilishmentit”, u shpreh më tej Mustafaj.