Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Taulanti po më blinte mendjen”, reagon Balla pas video-përgjimit të ri: Nuk e kam takuar kurrë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, ishte një nga emrat që u përmend në video-përgjimin e ri të publikuar mbrëmë nga deputeti i PD, Ervin Salianji, sa i takon çështjes ‘Babale’.
Në këtë material filmik, shfaqet Fredi Alizoti ‘aktori’ i ‘çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.
I pyetur nga gazetarët pas seancës në Gjykatën e Lartë, lidhur me padinë e ngritur nga kreut të PD, Lulzim Basha për veprën penale të ‘shpifjes’ të çështjes “Toyota Yaris”, Balla mohoi ta ketë takuar më
“Fredi Alizotin nuk e kam takuar kurrë. Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e çështjes dhe të vijojë hetimin deri në fund. Personat që nxjerrin videon nuk duhet t’ja fusin vrapit kur Prokuroria shkoi të marrë provat që nxjerrin, sepse largimi Salianjit është i turpshëm. PD në vlerësimin tim juridik rrezikon veprën penale fshehje të një vepre penale”, u shpreh Balla.