Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Taulanti poston foton, vëllezërit Xhaka “grushtojnë” serbët
Dy vëllezërit Xhaka kanë arritur gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes. Hera e parë ishte kur numri 14 i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, vrapoi në fushën e stadiumit “Partizani” për të mbrojtur flamurin shqiptar, në ndeshjen e "famshme" Shqipëri-Serbi. Si gjaknxehtë që karakterizohet, Taulant Xhaka tentoi të ndeshet me grushta me lojtarët e Serbisë.
Më pas, mediat shkruajtën sërish për Taulantin, kësaj radhe dhe për Granitin. Dy vëllezërit do të përballeshin për herë të parë bashkë, në një ndeshje si ajo e kampionatit Evropian të Futbollit, para dy vitesh. Taulanti për Shqipërinë dhe Graniti për Zvicrën, dy vëllezërit u bënë lajtmotivi i mediave në gjithë botën.
Mbrëmjen e djeshme ishte Graniti ai që tregoi gjithë botës se rrënjët e tij dhe emocionet janë shumë të forta. Në një moment të tillë si ai i mbrëmshmi, ku dy shqiptarët vulosën fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, është bërë tema kryesore e mediave në gjithë botën, ku faqet më pristigjoze kanë shkruar për simbolin e shqiponjës që bënë Xhaka dhe Shaqiri.
E tashmë, dy vëllezërit Xhaka janë barazim, secili nga ata kanë një kujtim me skuadrën serbe. E për këtë Taulanti duket se është shumë krenar, i cili ka edituar një foto, me momentet e dy vëllezërve Xhaka.