Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vaji i ullirit përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm.
Disa nga të mirat që jus jell konsumimi i vajit të ullirit esëll.
1.Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies ose keni probleme me konstipacionin, duhet të pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh. Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.
2.Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë, sidomos nëse e ndjeni lëkurën të thatë dhe pa jetë. Mjafton një masazhim i thjeshtë me pak vaj ose i kombinuar me të kuqe veze, pure karotash ose vaj kokosi dhe fytyra do të ndiejë ndryshimet e para.
3.Mëlçia metabolizon të gjithë elementët ushqimore, prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten, prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, prandaj përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.
4.Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi as në regjimin ushqimor të të prekurve nga diabeti, madje sipas mjekëve ata duhet të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara me vaj ulliri pasi ul nivelet e kolesterolit të keq dhe balancon nivelet e glukozës në gjak.