Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tentohet të futet drogë në burg, ishte fshehur në kutinë e antidjersës
Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në burgun e Fierit.
Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur ne burg në rruge postare.
“Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, "Vjedhje me dhunë", në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa”, njofton ministria e Drejtësisë.