Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tifozët e Lazios vendosin rregullin e pashkruar: Femrat, jashtë “hapësirës sonë të shenjtë”
Tifozët e ekipit të Lazio-s, në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Napolit, përballje e cila përfundoi me ruzultatin 1-2 për napoletanët, shpërndanë disa fletëpalosje në stadium ku kërkonin që femrat të rrinin larg zonës veriore.
“Në anën veriore të stadiumit, që është një vend i shenjtë për ne, ka një kod të pashkruar që duhet respektuar. Rreshtat e parë, si gjithnjë, konceptohen si transhe lufte. Atje ne nuk lejojmë femrat, gratë apo të dashurat, ndaj i ftojmë të qëndrojnë larg 10 rreshtave të parë. Ata që zgjedhin stadiumin si një alternativë ndaj ditëve romantike në Villa Borghese, duhet të qëndrojnë në pjesë të tjera të stadiumit”, shkruhej në fletëpalosje.
Zëdhënësi Arturo Diaconale, reagoi duke thënë se ky nuk është pozicioni i tyre dhe janë kundër çdo lloji diskriminimi.
Disa fansa të Lazios shkaktuan jo pak debate sezonin e kaluar pasi mbushën stadiumin “Olimpico” në Romë me foto të Anna Frank, diaristes së re që vdiq në holokaust, me një bluzë të Romës. Lazio u gjobit me 50 mijë euro asokohe nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të antisemitizmit të shfaqur nga fansat e ekipit.