Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Tifozët përleshen në fushë, ndërpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit
Ndeshja e parë e Superligës për sezonin e ri mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila po luhet aktualisht, është ndërprerë pas përplasjes së tifozëve të skuadrave.
Para fillimit të kampionatit është rënë dakord që në sfidat e Superligës këtë vit të mos këtë më policë në stadiume dhe që sigurinë do ta afrojnë kompanitë private.
Ky eksperiment duket se ka dështuar që në start. Pas sharjeve që nuk kanë reshtuar përgjatë gjithë lojës, në minutën e 72-t tifozët e dy skuadrave duke përfituar nga rojet e pakta të sigurisë janë futur në fushë duke u përleshur me njëra-tjetrën, shkruan Balkanëeb. Mësohet se tifozët janë përplasur me mjete të forta.
Normalizimi i situatës ka ardhur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat sipas urdhërit të ri qëndrojnë jashtë stadiumit në momentet kur luhet ndeshja.