Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tragjedia në Kubë, vetëm tre persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit
Një avion i kompanisë kubane ”Cubana de aviacion” me 104 pasagjerë në bord u rrëzua sot pak pak nisjes nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës, duke shkaktuar një numër të madh viktimash, sipas autoriteteve vendase.
Tre persona kanë mbijetuar dhe ndodhen në gjendje kritike në spital.
”Ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Informacionet e deritanishme nuk janë inkurajuese. Besohet se ka një numër të madh viktimash”, u shpreh për median presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel, i cili mbërriti menjëherë në zonën e aksidentit.
Diaz-Canel përmendi praninë në bord të nëntë anëtarëve të ekuipazhit shtetas të huaj, por nuk është e sigurtë nëse bënin, apo jo pjesë në mesin e 104 pasagjerëve të cituar nga autoritetet.
Burime nga aeroporti dhe disa dëshmitarë okularë u shprehën për median se avioni Boeing 737 u rrëzua pak pas ngritjes nga pista e aeroportit, në momentin e marrjes së kthesës së parë.
Avioni është rrëzuar në një fushë në afërsi të aeroportit, nga ku u dallua një re e dendur tymi, përpara se të mbërrin forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.
Televizioni shtetëror njoftoi se avioni ishte marrë me qera nga kompania ajrore ”Cubana de aviation”, por pa specifikuar pronarin e saj.
Aksidenti i fundit ajror u shënua në Kubë në prill të vitit 2017, ndërsa një avion transporti i forcave të armatosura u rrëzua me tetë persona në bord në një rajon malor në perëndim të vendit.
Në vitin 2010, një avion ATR-72 i kompanisë kubane ”Aerocaribbean” që lidhte Santiagon me Havanën, u rrëzua në qendër të ishullit, ku vdiqën 68 persona, përfshirë 28 të huaj.