Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Transferimi i prokurorëve nga Arta Marku, Kryemadhi: Gjueti shtrigash, synon të mbyllë hetimet për dy dosjet e bujshme
Monika Kryemadhe, kryetare e LSI ka komentuar lëvizjen e fundit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, duke transferuar dhe duke marrë masë disiplinore ndaj 11 prokurorëve që refuzuan të marrin çështjen ‘Shullazi”.
Sipas Kryemadhit, në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, lëvizja e Markut është një ‘gjueti shtrigash’ dhe intimiduese, ndërsa sipas saj synimi është mbyllja e hetimeve për Shullazin dhe ish-ministrin Tahiri.
“Mendoj se synimi mbetet mbyllja e hetimeve për Shullazin deh Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Ne nuk mendonim se papërgjegjshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të intimidohet dhe pushteti të kalojë në duart e Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”, u shpreh kryetarja e LSI.