Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Trump thyen precedentin 25 vjeçar dhe kritikon hapur politikën monetare të Fed
Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi hapur potikën monetare të Fed, një iniciativë e rrallë nga ana e ekzekutivit përballë një Banke Qendrore që krenohet për autoritetin e saj të pavarur.
Trump pohoi në një intervistë dhënë për CNBC-në se nuk ishte i kënaqur nga politika monetare, e cila po rrit gradualisht normat e interesit, por njëkohësisht ai nuk po ndërhyrn dhe po i lë drejtuesit të bëjnë atë që mendojnë se është më e mira.
Duke konfirmuar se kishte vendosur një individ shumë të mirë në krye të Fed, Jerome Powell, i cili pasoi Janet Yellen, presidenti amerikan deklaroi se nuk ishte i kënaqur nga politika e tij monetare.
Deklarata e Trump kundër Sistemit të Rezervës Federale (Fed) thyen një precedent 25 vjeçar dhe sipas disa ekspertëve mund të kërcënojë ekonominë.
Në fillim të viteve 1990, Presidenti Bill Klinton filloi të aplikonte një politikë për të mos komentuar lëvizjet e normës së interesit të Fed për të ruajtur pavarësinë e saj, një praktikë që u konfirmua nga çdo president që prej atij viti dhe deri këtë të enjte kur Trump bëri deklaratën.