Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Tupja ia thotë në sy Lindita Nikollës: Të isha në vendin tënd do kisha dhënë dorëheqjen
Profesori Edmond Tupja i është drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla, duke i thënë se ka humbur një rast për të hyrë në histori. Tupja tha se nëse do ishte në vend të Nikollës do të jepte dorëheqjen nga posti dhe do t’ju bashkohej studentëve në protestë.
“Humbi një rast për të hyrë në histori. Të isha në vend të saj do kisha marrë guximin me të dyja duart do kisha dhënë dorëheqjen dhe do isha bashkuar me studentët”, u shpreh Tupja në emisionin ‘Open”, ku e pranishme është edhe ministrja e Arsimit.
Tupja tha gjithashtu se ai është për arsim falas dhe se studentët duhen kuptuar dhe jo tallur.
“Unë jam për arsimin falas. Ti gjejë lekët ku të dojë buxheti. Unë kështu e mendoj.
Këta student duhen kuptuar, por me ta nuk duhet tallur”, tha Tupja.
“Rilindja”, ministrja Nikolla: Doni arsim falas? Ku do t’i gjejmë këto para?