Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
‘Turbina’, Qeveria e cilësoi si teatrin e ri, Artan Fuga: Vajta e pashë, ishte një halé e vërtetë, një stallë derrash
Akademiku Artan Fuga në një shkrim të publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, është ndalur sërish te çështja sa i takon Teatrit Kombëtar. Fuga tregon se vizitoi edhe ‘Turbinën’, e cila u inaugurua pak ditë më parë nga kryeministri Rama dhe do të shërbejë si teatër deri në ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.
Fuga thotë se ‘Turbina’ ishte si një stallë derrash, teksa e cilëson si të turpshme.
Postimi i Artan Fugës
Për teatrin nën shi!
------------------------------
Nën çadër, në shi, me njerëz të respektuar, e miq, Orilda, Rudi, Ervini, bashkë me ta edhe unë, për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit.
Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp.
Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.
Turp!
As kam pikë fije dyshimi që ceshtja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli.