Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu njoftoi se autoritetet kanë arrestuar 14 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët po përgatisnin një sulm gjatë zgjedhjeve që zhvillohen në vend, në fundjavë.
Sipas agjencisë, 14 shtetasit e huaj u arrestuan të premten në mëngjes, gjatë bastisjeve të njëkohshme në banesat e tyre në Ankara.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë materialesh konfiskoi policia gjatë këtij operacioni.
Turqit votojnë të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat pritet të prodhojnë një sistem presidencial të fuqishëm.
Gjatë viteve të fundit Shteti Islamik ka kryer një numër sulmesh në Turqi, mes tyre masakrën gjatë natës së viti të ri në 2017-n, në një klub nate në Stamboll, ku u vranë 39 vetë./VOA