Sulmuesi i talentuar i Luftëtarit, Kristal Abazaj që u ble në muajin Janar nga klubi i Skënderbeut për 200 mijë euro është transferuar tek kampionët e shumëfishtë të Belgjikës, Anderleht.
25-vjeçari ka firmosur një kontratë 3 vjeçarë ndërsa fjalët e para gjatë prezantimit ishin: Klubi i Anderlehtit është një klub i madh europian, dhe i njohur edhe në ambientin shqiptar. Jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi, dhe do jap maksimumin.
Nuk dihen ende detaje rreth shumës së tranferimit, ndërsa burime pranë menaxherit të tij, Shkumbin Qormemeti thanë se për Abazajn ka pasur interesim edhe nga ekipe italiane dhe holandeze.
Abazaj ishte pjesë e kombëtares në ndeshjën me miqësore më Norvegjinë, pavarësisht se nuk u aktivizua asnjë minutë.
Gjatë këtij sezoni me Luftëtarin, Abazaj ka shënuar 9 gola në 28 ndeshje dhe renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të Kategorisë Superiore.
Ndikim në largimin e sulmuesit nga korçarët mund të ketë pasur edhe fakti se ata nuk mund të marrin pjesë në kompeticionet europiane pasi janë dënuar nga UEFA me 10 vjet pezullim për trukim ndeshjesh.
Diskutoni rreth këtij postimi post