Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
U ekzekutua në atentat në qendër të Shkodrës, kush është biznesmeni Fatos Ferracaku
Ditën e sotme në lagjen ‘Rus” në Shkodër u vra në një atentat me armë zjarri një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas të dhënave të deritanishme, viktima është identifikuar me emrin Fatos Ferracaku, ndërsa bashkë me të u plagos edhe Fatmir Mehja, teksa të dy po pinin kafe në një lokal.
Sipas burimeve të para, Ferracaku njihej si një tregtar peshku dhe e zhvillonte aktivitetin e tij në Merkatën e Peshkut në Shkodër.
Po ashtu, referuar edhe nga i njëjti mbiemër policia po heton edhe në një tjetër pistë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku në shtator të këtij viti.
Kjo edhe për faktin se viktima njihet si kushëri i tretë i Arjan Ferracakut.
Pista kryesore ku janë përqendruar hetimit e Policisë, lidhet me një ngjarje të një viti më parë. Arjan Ferracaku dhe familja e tij janë pronarë të Hotel “Fantazia” në Shkodër dhe një vit më parë janë përfshirë në një konflikt me biznesin fqinj. Konflikti sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ka qenë i përmasave të mëdha pranë këtij hoteli, i cili ndodhet pranë Urës së Bunës, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.
Gjithashtu dyshihet se ndaj Arjan Ferracakut të jetë vendosur gjobë nga një grup kriminal në Shkodër i cili është shumë aktiv kohët e fundit. Por kjo gjobë jo vetëm nuk është paguar nga 30-vjeçari, por ai madje as nuk e kishte marrë parasysh. Vrasja e Arjan Ferracakut sipas të dhënave nga grupi hetimor, besohet se është ndërmarrë nga një grup kriminal, i mirëstrukturuar në Shkodër.
Ndërkohë, policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë pasi zëvendësministri i Brendshëm, Sander Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në Shkodër në kuadër të një turi në të gjithë vendin.