Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
U emërua Drejtor i Teatrit të Kukullave, Erjon Isai: Artistët janë të përçarë. Gazetarja: Kam parë lakuriq nate në sallë
Drejtori i Teatrit të Kukullave Erjon Isai ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë bisedës në studion e News 24, Isai u shpreh se artistët janë të përçarë. Isai pyeti gazetaren se kur ishte hera e fundit që ajo kishte qenë në Teatër. Pyetje, të cilës gazetarja Ola Bruko, iu përgjigj se ajo shkon çdo javë në Teatër dhe se i ka parë kushtet.
Debati:
Isai: Kur është hera e fundit që keni shkuar në Teatër?
Bruko: Unë shkoj çdo javë në Teatër dhe i di kushtet, edhe lakuriq nate kam parë të qarkullojë në Teatër.
Isai: Ja pra në çfarë kushtesh ndodhet. Atëherë ju e dini që Projektligji nuk është miratuar, është hedhur për diskutim. Unë jam dakord që nuk ka nevojë për kaq ngut. Por ligji thjesht është hedhur për diskutim. Ne duhet të marrim më të mirën. S’jam njeri që them të bëhem kulla por jam pro-teatrit. Artistët janë të përçarë në këtë histori.
Unë po përfaqësohem nga anëtarët e SAS-ës. Qeveria nuk po thotë do ta bëjmë nesër dhe pikë, dhe artistët nuk kanë të drejtë të thonë që e duam të kuq, e duam kështu. Ne na duhet Teatri. Ne kemi nevojë për një Teatër Kombëtar. Unë s’jam i paskrupullt, se nëqoftëse Teatri nuk i përmbush kërkesat unë do të dal i pari kundërt tij. Fryma pro ose kundër kullave, është e gabuar.