Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Veliaj nuk pret as Ramës e as strukturat e PS-së, konfirmon veten për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës
Në prill të këtij viti, gjatë emisionit ‘Real Story’, Edi Rama u pyet nëse Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës. Përgjigja e Ramës ishte se nuk ishte momenti për të folur për këtë dhe ky është një vendim që i takon strukturave të Partisë Socialiste.
Por teksa as Rama dhe as strukturat e PS-së, nuk janë shprehur ka menduar vetë Veliaj. Kryebashkiaku në postimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, nuk ka nguruar të bëjë premtimin për mandatin e dytë.
Veliaj shkruan, ndër të tjerash, se “besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës”.