Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Veliaj promovon stadiumin me kullë në Bratislavë, por 'harron' se diferencat janë të dukshme nga ‘Arena Kombëtare’
Stadiumi i ri në Bratislavë, ‘Tehelne pole’ ka zgjedhur një stil të ngjashëm me ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë, duke i shtuar strukturës edhe një kullë të lartë. Ky rast po promovohet prej gati një jave nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për t’i kundërpërgjigjur kritikave për stadiumin dhe teatrin me kullë.
“Është vendi i BE-së që merr dhe financime dhe prap nuk kishin mundësi ta ndërtonin vetë”, tha Veliaj sot në takimin me aktorët, duke iu referuar stadiumit të ri në Sllovaki.
Por pavarësisht se Veliaj e sjell këtë stadium si rast pozitiv, diferencat midis dy projekteve janë të shumta, raporton Politiko.al.
Të dyja stadiumet, në Bratislavë dhe Tiranë, do të kenë kapacitet për 22,500 tifozë, por ndryshimi është se në shtetin e BE investimi arrin në rreth 50 milionë euro, ndërsa në shtetin më të varfër të Evropës shifra e shpenzuar, sipas Veliajt, i ka kaluar 70 milionë euro.
Një tjetër fakt domethënës është se të dyja stadiumet kanë nisur të ndërtohen në vitin 2016-të, por në Bratislavë ai do inaugurohet në fund të këtij viti, ndërsa në Tiranë afati është shtyrë nga kryeministri Edi Rama, për në mesin e 2019-ës.
Stadiumi në Bratislavë është pothuajse i përfunduar, ndërkohë që ndërtimi i kullës sapo ka nisur, ndërsa në Tiranë, kulla ka përfunduar, ndërkohë që stadiumi nuk dihet kur përfundon.
Gjithashtu, në Bratislavë kulla do të nxirret në shitje kur të ketë përfunduar i gjithë ndërtimi, ndërsa në Tiranë kulla është shitur pa filluar ndërtimi i saj.
*Në Tiranë