Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Vendimi i qeverisë/ Drejtori i antikorrupsionit në kryeministri, pjesë e bordi drejtues të Hipotekës
Një nga vendimet e miratuara sot nga qeveria është për ndryshimin e vendimit për caktimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Në vendim thuhet se me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi “Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.36, datë 16.1.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: Z. Pirro Vengu, përfaqësues i Kryeministrit;”.
Aktualisht Vengu mban pozicionin e drejtorit i antikorrupsionit në Kryeministri.
Vendimi i plotë
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.36, DATË 16.1.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ANËTARËVE TË BORDIT DREJTUES TË ZYRËS SË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.752, datë 2.11.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës dhe kritereve për caktimin e anëtarëve të bordit drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe të masës së shpërblimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.36, datë 16.1.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Z. Pirro Vengu, përfaqësues i Kryeministrit;”.
- Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe bordi drejtues i saj për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.