Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ “Arrestohet miku i Bashës”, Amar Shkëmbi reagon nga Brazili, hedh poshtë lajmin e rremë
Ditën e sotme një lajm i rremë u publikua fillimisht nga Tema, Shqiptarja.com dhe më pas në disa media të tjera, ku thuhej se miku i Lulzim Bashës është arrestusar në Amsterdam.
Në artikull thuhej se Amar Shkëmbit i ishte gjetur një sasi prej 60 kg heroinë dhe dyshohej se ishte i implikuar në ngjarje të tjera kriminale.
Mirëpo, Amar Shkëmbi ka reaguar për JOQ.al duke hedhur poshtë çdo lajm të dhënë për të dhe duke deklaruar se është i lirë dhe ndodhet në Brazil për momentin.
Për JOQ.al Amar Shëkmbi sqaroi: "Sot më kanë përdorur për lajme të rreme.
Quhem Amar Shkëmbi dhe ndodhem në Brazil për pushime.
Lulzim Bashën nuk e njoh personalisht përveçse nga lajmet dhe emisionet televizive, apo ndryshe si kryetar të PD-së.
Nuk e di fare se si ka dal ky lajm dhe me çfarë qëllimesh.
Unë jam pronar i një ferme që merrem me rritjen e pemëve “Paulonia” dhe gjatë verës merrem edhe me një beach bar të quajtur “Cuba Libra Albania”. Jam shtetas shqiptar dhe nuk kam shtetësi të huaj.”
Ndërkohë sa për foton e shpërndarë me Lulzim Bashën, Amar Shkëmbi tregon:“Foto me Bashën është bërë para dy vitesh në një restorant në Tiranë. Kam qenë për drekë me familjen dhe duke qenë se Lulzim Basha ishte dy tavolina më tutje mendova t’i kërkoj një foto, kjo është e gjitha.”
Amari ka dërguar edhe foto e video në mënyrë që të vërtetojë se nuk është as mik i Bashës, as i arrestuar dhe as i dyshuar apo në kërkim për ngjarje kriminale.
Video e Amar Shkëmbit:
"Unë punoj në fermë"/ "Miku i Bashës që u arrestua në Amsterdam" flet live nga Brazili on Vidnews.