Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Video/ Festoi golin si Xhaka dhe Shaqiri, sulmuesi i Kombëtares: S’ka arsye pse të dënohem
Pas aventurës jo të suksesshme në Itali me ekipin e Virtus Entela, sulmuesi i Kombëtares u rikthye në futbollin rumun, ku nënshkroi një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Astra Giurgiu. Në ndeshjen e parë me klubin e ri, ai arriti të bënte diferencën teksa shënoi ndaj Steauas së Bukureshtit duke i dhënë tre pikë me vlera Astras.
Pas golin ai festoi me shqiponjën dy-krenare, ashtu siç vepruan Xhaka dhe Shaqiri në sfidën ndaj Serbisë. Në një prononcim për mediat vendase, Llullaku ka sqaruar gjestin e tij teksa nuk pret që të dënohet nga federata.
“Nuk kam dashur të provokoj dhe të fyej askënd”, ka thënë sulmuesi kuqezi për ‘digisport.ro’ duke sqaruar: “Është një mënyrë të festuari e ne kosovarëve dhe nuk është një sfidë ndaj askujt. E bëjmë për t’i treguar atdheut tonë se mendojmë për të. Nuk ka pse të ketë ndonjë masë ndëshkimore, sepse nuk iu referova askujt. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë çështje disiplinore ndaj meje”, u shpreh ai.
Goli i Azdren Lullakut në minutën e 42-të:
https://www.youtube.com/watch?v=IxSfmXoaBys