Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Video/ Kush janë armiqtë e Skënderbeut? Presidenti Takaj kapet me gazetaren: Ata që të flasin ty në vesh
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, ku po diskutohej në lidhje me pezullimin 10 vjeçarë të klubit nga UEFA.
Në një moment, moderatorja e emisionit, Hygerta Sako e pyeti drejtuesin e klubit korçarë se kush janë kundërshtarët e Skënderbeut që mund të kenë ndikuar në këtë vendim, Takaj iu përgjigj: “Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, i tha presidenti i Skënderbeut gazetares Hygerta Sakos.
Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: “T’i them Lulit?”. “Po, thuaji Lulit të vogël…”, i tha Takaj, duke bërë sërish ironi.
Dy ditë më parë, Takaj zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria kundër Skëndërbeut ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos.
Të ftuarit në emision: gazetarët Fatjon Shehu dhe Fatmir Mëneri nuk i pritën mirë akuzat e Takajt dhe i kërkuan të jetë më konkret.
Deklarata e Takajt gjendet duke filluar nga minuta 29-03: