Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Video/ Njihuni me fshatin që u hodh në gjyq nga shteti. Protestuan për HEC-in që u merr ujin e pijshëm
Politiko.al
Fshati Çidhën në Dibër ndeshet përditë me sfidat e një jete aspak të lehtë. Gjeografia, mërgimi i brendshëm dhe i jashtëm, kushtet e vështira ekonomike, i bëjnë ata të ndjeshëm edhe ndaj 'ofertave' të reja që vijnë në emër të zhvillimit. Edhe te ato e shohin rrezikun, megjithsë e pranojnë se janë pro investimeve.
Të përballur me një leje qeveritare për ndërtimin e SETA 4, një hidrocentrali që do të marrë ujrat që rrethojnë fshatin e tyre, përfshi këtu edhe burimet që fshatarët përdorin për konsum familjar, ata u habitën. Më vonë, thonë se janë përballur edhe me rrëmbim tokash dhe shembje të pronës private. Fshatarët e Çidhnës u ngritën në protestë në gusht 2017.
Emrat e protestuesve, 25 ndër ta, u çuan për ndjekje penale.
Politiko.al sjell historinë e tyre në këtë videoreportazh (i plotë në linkun më poshtë), realizuar nga Sami Curri dhe Geri Emiri.