Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Video-përgjimi i ri / “Se ç’kam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit”
Juristi i njohur, Ylli Manjani ka komentuar video-përgjimin e ri të çështjes ‘Babale’, të transmetuar mbrëmë në ‘Opinion’ nga deputeti i PD, Ervin Salianji.
Në materialin filmik shfaqet Fredi Alizoti, ‘aktori’ i supozuar i ‘çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.
Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo dëshmi ka rrëzuar gjithë inskenimin se opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë, madje duke dalë sërish në skenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Statusi i plotë:
Po tani?!
Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!
Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.
Ju doli prap Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu...
Tani çdo thonë?!
Me siguri do thonë që “video është monazh”; “personi është i sëmurë mendor”... Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!
Çdo bëjnë?! Prapë ekspertim zëri?! Të kujt kët radhë?
E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë...
Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!
Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!
P.s. Se ç’kam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit...
“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo..