Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Video/ "Qepe gojën, i paedukatë!", ky është gazetari që u ofendua publikisht nga Panuçi
Konferenca e sotme për shtyp e trajnerit Kristian Panuçi në prag të ndeshjes me Skocinë u shoqërua nga tensioni.
Tekniku italian pati përplasje me disa përfaqësues medish, por ai që 'spikati ishte debati me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje 45-vjeçari i kërkoi reporterit të qepte gojën kur ai ishte duke folur.
Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?
Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.
Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.
Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.
Gazetari: Nuk më intereson.
Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.
Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.
Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!
Gazetari: Gjithashtu…
Panucci: Unë jam i edukuar!
Gazetari: Edhe unë…
Panucci: Po më bën të qesh…
Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?
Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.
Në fund gjithçka u qetësua dhe konferenca vijoi normalisht me pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e teknikut.
https://www.youtube.com/watch?v=OxGNYJXxzPk