Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Video/ “Ta harroni diplomën”, studentja denoncon pedagogët: Na kërcënojnë nëse protestojmë
Studentët kanë deklaruar se kanë marrë presione dhe kërcënime nga pedagogët nëse bëhen pjesë e protestës masive nga të gjitha universitetet publike në Tiranë dhe në rrethe.
Një studente e universitetit në Elbasan thotë për ‘Fax News’ se pedagogët i kërcënojnë studentët që marrin pjesë në protestë se do t’i ngelin dhe nuk do t’ua japin diplomën.
‘’Sot jemi më të pakët në numër, pasi ka studentë që u trembën nga kërcënimet e pedagogëve. Kush del nga këtu ta harrojë diplomën, unë do t’iu ngel, këto kanë qenë disa nga kërcënimet e pedagogëve.
Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shembim frikën”, shprehet studentja, megjithatë, pavarësisht presioneve qindra studentë kanë protestuar dhe janë nisur me autobusë drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës masive para Ministrisë së Arsimit.