Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Vjeshta pritet me ndryshime në administratë, tre drejtuesit e rëndësishëm që pritet të largohen
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ndryshime të rëndësishme në Qeveri gjatë muajve shtator-tetor, me disa ministra që e shohin veten tashmë të rrezikuar për t’u larguar. Por ndryshimi i ministrave do të sjellë edhe largimin e disa prej drejtuesve të rëndësishëm të administratës.
Politiko.al mëson se lëvizjet do të prekin Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ndërkohë që ndryshime pritet të ketë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Belinda Ikonomi u emërua në krye të Doganave në shtator të 2016-ës dhe përgjatë dy viteve ajo ka mbajtur një profil të ulët publik. Largimi i saj pritet të ndodh këtë vjeshtë dhe ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, Ikonomi përflitet se preferohet nga kryeministri Edi Rama për një post më të lartë. Ajo ka qenë më parë këshilltare e Ramës për ekonominë, si dhe ka patur pozicione në bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës kur këto institucione janë drejtuar nga kreu i PS.
Arben Isaraj është një tjetër drejtues që pritet të largohet muajt e ardhshëm. Ai u emërua në krye të DPSHTRR në tetor të 2017-ës, por në vjeshtë edhe ky institucion mund të ketë një drejtues të ri.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pritet gjithashtu që të mos i shpëtojë ndryshimeve të Ramës në administratë. Vasilika Vjero është emëruar në krye të Doganave në tetor të vitit 2016-të, por këtë detyrë nuk parashikohet ta mbajë edhe shumë gjatë. Sot është njoftuar për dorëheqjen e Enertil Canaj, drejtor i Hetimit Tatimor.