Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Votimi elektronik, Bylykbashi: Projekt pilot nis në zgjedhjet vendore të 2019, kusht i BE-së
Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në emisioni “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”. Teksa ka komentuar ecurinë me realizimin e Reformës zgjedhore, ai tha se me votimin elektronik do të shmanget blerja apo vjedhja e votës, manipulimi i zgjedhjeve, apo standarde të tjera të cilat janë shkelur deri më tani.
“PD ka kërkuar votimin elektronik dhe identifikimin elektronik të votuesve që në 2016. Qëndrimi ynë është se në duhet të kemi një identifikimin bio-elekrornik përmes shenjës së gishtave, dhe komisionerët nuk do të mund të mbushin kutitë më vota false. Edhe votimi elektronik do të bëjë të mundur që rezultati të shihet në mënyrë reale. Pa ndryshuar thelbësisht procesin e votimit, do të jetë thjesht letra dhe elektronika ajo që do të ndryshojë. Pra zgjedhësit do të votojnë elektronik, dhe vota nuk do të shkojë në një kuti votimi, por në një pajisje elektronike".
Më tej ai u shpreh se është rënë dakord që për 2019 të jetë një projekt pilot, në disa prej bashkive, dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementohet në shkallë totale.
"Kjo ishte kërkesë e ndërkombëtarëve. Duhet të themi s zgjidhjet elektronike sot janë të mundshme, por na duhet të ecim me hapa të kujdesshme. Brenda korrikut parlamenti do të ketë hartuar rregullat e ashpra për garantimin e votimit elektronik”, tha Bylykbashi.
Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian, deputeti i PD shtoi se BE do t’i kërkojë Shqipërisë si kusht për negociatat, realizimin e reformës zgjedhore.