Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda rikonfirmojnë masat e sigurisë, mbetet në burg vrasësi grek
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër personat e dyshuar dhe arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Kështu Krimet e Rënda kanë rikonfirmuar masat e sigurisë për Mario Meshinin, Elton Halipajn, Elton Hoxhallarin, Malvin Dinellarin, si dhe ekzekutorin grek Eftmimiu Eftimius, duke i lënë sërish në qeli.
Prokuroria provoi se të pandehurit ishin grup i strukturuar kriminal dhe janë përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar në Tiranë. Eftmimiu Eftimius i ka cilësuar si spekulime të pa baza akuzat, por sipas prokurorisë ka prova se greku, më pas ish-agjent policie, e ka kryer vrasjen. Ndërkohë, në kërkim vijon të jetë Aurol Hoxhallari, i cilësuar si “koka” e bandës.